Home Aktualitet Fushata e &#8...

Fushata e “Këshillimit Kombëtar”, një mënyrë diabolike për t’u hequr shqiptarëve mendjen nga hallet ekonomike

241
0

Kryeministri Rama ka nisur fushatën me “Këshillimin Kombëtar”, ku në një pyetësor me 12 çështje që shqetësojnë qeverinë, u kërkohet çdo nënshtetasi shqiptar mbi 18 vjeç të japë mendimin e tij. Kjo është nisma më e re që kryeministri Edi Rama do të përdor për konsum politik.

Letra me pyetjet ka shkuar në çdo familje shqiptare, ku ndërkohë kjo shpërndarje dhe fushatë “marrje mendimi” kushton shtetit 25 milionë lekë të reja.

Me 12 pyetje që nisin me statusin social të nënave me shumë fëmijë, legalizimi i kanabisit, politikat fiskale e deri tek integrimi në BE apo Ballkani i Hapur, etj Rama ka gjetur një mekanizëm të ri për të vijuar fjalimet e tij politike nëpër sheshet e qyteteve”- shkruan BIRN.

“Kur thuhet Dialog politik, në të vërtetë bëhet monolog, ku gjithmonë flet ai që ka pozicionin më të lartë. Kur thuhet “transparencë”, nënkuptohet dhënie vetëm e informacionit që i intereson qeverisë dhe shkelen të gjitha ligjet apo afatet që ajo vetë vendos për të kthyer përgjigje. E njëjta gjë më këtë “këshillim”, qe nuk do jetë asgjë tjetër vetëm shoë propagandistik i radhës, që do të prodhojë të njëjtat xhevahire se bashkëqeverisja apo vetë rilindja”- i tha  Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit.

Por nëse fjala vjen përgjigjen 2 milionë nënshtetas, atëhere i takon 24 milionë përgjigje, çka nuk ka administratë në botë që i seleksionon përgjigjet sipas kategorive të pyetjeve.

Natyrisht që mbetet një fushatë propogandistike e shkëlqyer e kryeministrit që si njeri i artit të të komunikimit masiv, e ka sajuar me mjeshtëri fushatën në fjalë, paçka se ai e di se nuk mund të jetë i saktë “Këshillimi Kombëtar”.

Por gjithsesi një sondazh të përafërt do ta marrë kryeministri dhe në fund do të vendosë vetë se çka sugjeruar populli!

Konkluzionet e këtij “Këshilli Kombëtar” do jenë si më poshtë:

Shumica e popullit ka “sugjeruar” që legalizimi i kanabisit duhet bërë, që certifikata me detyrim e vaksinës nuk duhet lejuar, që pezullimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhen bërë, që duhet rritur ndëshkimi për evasion fiskal, që “Open Balkan” është në interes të Shqipërisë, që duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia në lidhje me Integrimin në BE, që nënat me tre fëmijë duhet mbrojtje nga shteti, që ka nevojë për mbrojtje për punonjësit që denoncojnë pronarët, që duhet amnistia e lekëve, që nuk duhen ashpërsuar gjobat ndaj biznesit të madh,etj.

Pra dihen përgjigjet dhe po kështu njihet metoda se si do të shiten këto sondazhe si popullore, ndonëse 24 milionë përgjigje nuk ka kompjuter që i seleksionon!

Siç thamë kjo është një mënyrë fine për të thënë se ne si qeveri marrim mendimin e popullit, ndërkohë hallet ekonomike të familjeve shqiptare vetëm sa shtohen nga papunësia, ikja e të rinjve, krimi i rrugës, oligarkia,etj.

Çfarë mjeshtrash!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit