Home Aktualitet Gjyqi i Beris...

Gjyqi i Berishës në Londër, do të shpaloset edhe dëshmia e ish-zyrtarit të SHIK

566
0

Ora 10:30 e kësaj të mërkure gjeti ballë përballë në Londër avokatët e Sali Berishës dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office, si të paditur për vendimin e shpalljes non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptarë. Në këtë listë të proceseve gjyqësore në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë seancë të dytë, përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën. Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret, përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion.

Top Channel mëson se pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe. Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur.

SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës. Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces. Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.

Kompania avokatore e zotit Berisha në këtë proces është e përbërë nga juristë të kompanisë Brick Courts Chambers e cila në ditarin e çështjeve me profil të lartë që ka renditur për 2024 edhe atë të Sali Berishës. Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit