Home Aktualitet Gripi dhe var...

Gripi dhe varianti ”Omicron” në qarkullim intensiv në vend

49
0

Gripi dhe varianti ”Omicron” i Covid-19, janë dy viruse që po bashkëqarkullojnë intensivisht në vendin tonë. Ekspertët e Shëndetit Publik nisur nga eksperiencat e mëparshme parashikojnë që fundi i këtij muaji të sjellë dhe pikun e infektimeve.

“Viroza kryesore që qarkullon është gripi, tjerat janë në nivele të papërfillshme, kemi qarkullim të Omicron dhe Gripit. Me infeksione respitarore të sipërme dhe të poshtme paraqiten 11 mijë pacientë në sistemin ambulator. Trendi i infeksioneve respitarore dhe intensiteti i gripit pritet të arrijnë pikun nga fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt”.

Specialistët apelojnë që në rastet e infektimit të vihet menjëherë kontakt me mjekun e familjes. Target i gripit janë fëmijët dhe të moshuarit. Po ashtu ekspertët kanë evidentuar se varianti ”Omicron” po mbizotëron në Shqipëri. Ata apelojnë për vaksinim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit