Home POLITIKE Grupi i Bashë...

Grupi i Bashës në PD: Jemi gati të votojmë Amnistinë Penale në çdo moment

257
0

Deputeti i PD-së zyrtare Arbi Agalliu, doli këtë të premte në një deklaratë për mediat, ku bëri të ditur qëndrimin e grupit të Bashës në lidhje me Amnistinë Penale. Ai tha se si grup janë pro që ta votojnë në çdo moment.

“Partia Demokratike është e gatshme në çfarëdo lloj kohe të votojë projektligjin për Amnistinë Penale në variantin e parë të sjell nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë në komisionin e ligjeve në Kuvend. Një variant i cili nuk përfshin të gjithë ata individë që janë nën gjykim nga SPAK, apo janë dënuar nga GJKKO”, u shpreh Agalliu. Për të projektligjit duhet t’i bashkëngjitet amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit.

“Qofshin këta protestuses të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile. Kjo bëhet për arsyen e parë dhe bazike për mbështetjen e drejtësisë dhe së dyti për të amnistuar të gjithë atë kategori protestuesish të cilët kanë protestuar për një kauzë të caktuar”, theksoi Agalliu..

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit