Home Aktualitet Hazizaj: Shka...

Hazizaj: Shkarkimi i Metës nga mazhoranca, produkt i injorancës. Gjykata nuk ecën me interpretime politike

104
0

Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë shkelje, ndaj dhe nuk e shkarkoi, edhe pse kërkesa e maxhorancës ishte shkarkimi i tij. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, thotë se mazhoranca synonte intimidimin përmes sjelljes politike të presidentit duke e futur tek sjellja e tij kushtetuese, pasi kërkon që presidenti ta mbështesë. Po ashtu Hazizaj thekson edhe se sjellja politike e PS-së nuk mund të jetë e barabartë me injorancën kushtetuese.

”Gjykata i është nisur faktit juridik, mbi të cilit Kuvendi deshi të intimidonte përmes sjelljes politike të presidentit duke e futur tek sjellja e tij kushtetuese. Konstatonte se sjellja e presidentit në zgjedhje ishte politike dhe jo kushtetuese. Kjo binte në kundërshtim, nuk faktonte nenet kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i ka parë me vëmendje raportin e faktit kushtetues të veprimtarisë së presidentit me sjelljen politike. Maxhoranca aspiron për një president që përkrah mazhorancën. Kemi një konflikt të madh me maxhorancën e sotme dhe mazhorancat e kaluara. Sjellja politike nuk mund të jetë e barabartë me injorancën kushtetuese.

Madje për shkak të nismës ligjvënëse, për shkak të marrjes së votës qytetare, përqendrimit ndaj qytetarëve, formatimit të ligjeve duhet të jetë më tepër kushtetuese se sa politike. Kur konstaton që ndryshimet e 2008-ës maxhorancat përmblidhen në mënyrë konike në vetëm një figurë dhe nuk ndahen pushtet. Maxhoranca nuk duhet të përziejnë misionin në raport me ligjet”,-tha në ”TCH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit