Home Aktualitet Heqja e kamer...

Heqja e kamerave të sigurisë, Çuçi: Po i japim një mesazh krimit

39
0

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale në të gjithë vendin, po çmontohen tani.

Në përgjigjen e tij, ministri deklaroi se ky është një lajm pozitiv dhe se policia po i jep një mesazh krimit.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin.

Duhet t’ia lamë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë, kjo është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë”, tha Çuçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit