Home Aktualitet Hoxha: Të hua...

Hoxha: Të huajt nuk vijnë në Shqipëri për shkak të…

15
0

Prej disa javësh ka nisur sezoni turistik, por Ismail Hoxha, ekspert turizmi, thotë se arsyeja kryesore pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri është mungesa e sigurisë dhe besimit.

Për të nëse ndryshojmë imazhin që të huajt kanë për vendin tonë, Shqipëria do të jetë një destinacion i kërkuar, së paku në tregun europian, pasi ka qenë i izoluar për shumë vite.

“Konkurencën e kemi me veten tonë. Arsyeja që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri është vetëm për arsye të sigurisë, besimit. Ne nga brenda e njohim shqiptarët, por po të pyesësh shqiptarët që jetojnë jashtë, po të pyesim të huajt, akoma pyetjet kryesore janë a ka siguri, a jemi në zhillim, ka rrugë, ka muzikë?

Ne duhet të ndryshojmë imazhin dhe duhet të fokusohemi që Shqipëria është një vend shumë i mirë. Tani që po kthehen turistët, është fakti që vinin ta shihnin Shqipërinë, të shkonin, dhe të vinin vitin tjetër të vinin më gjatë. Se nuk mund të rrezikojë një i huaj që pushimet e tij 15 ditore ti bëjë në në vend që nuk e di sesi është. Them që e kemi me veten tonë për faktin se Shqipëria në tregun europian të pakten, është një vend që sido të jetë po të ofrojë, siguri, besim dhe me shumë kushte , është një vend që do jetë i kërkuar. Pasi ka qen i pamundur 45 vite për tu vizituar, i pamundur 2o e ca vite gjatë tranzicionit. Nëse ju premtojmë se Shëipëria është një vend i sigurtë, me hotele të mira”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit