Home Bota Humbi zgjedhj...

Humbi zgjedhjet, Sanna Marin dorëhiqet nga posti i kryetares së partisë

238
0

Kryeministrja finlandeze në largim, Sanna Marin njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate. “Tani është koha që unë të largohem nga posti i drejtueses”, tha 37-vjeçarja gjatë një konference për shtyp në Helsinki.

Partia Socialdemokratike doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Sanna Marin për të mbetur kryeministre.

Partia kryesore konservatore e Finlandës fitoi një garë jashtëzakonisht të ngushtë të dielën, ku populistët e ekstremit të djathtë u renditën në vendin e dytë. Kishte më pak se një për qind diferencë midis tre partive kryesore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit