Home Euro 2020 Ideja nga Spa...

Ideja nga Spanja: Të jepet një “Top i Artë” për dyshen Bonucci-Chiellini!

8
0

Pas performanave fantastike të Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit në Kampionatin Evropian, si një dyshe e pandashme, gazeta spanjolle Marca hedh një ide brilante: të jepet një Top të Artë për të dy! Sipas gazetarëve të prestigjioze spanjolle, Bonucci, përveç performancës së përsosur mbrojtëse, shënoi golin vendimtar për të kaluar sfidën në kohën shtesë.

Chiellini mbuloi shumë mirë Kane, duke mos e lënë asnjëherë kapitenin anglez të godiste drejt portës së Donnarumma, madje as të prekte top brenda zonës, duke e detyruar atë të tërhiqej deri në mesfushë të merrte topin.

“Topi i Artë” jepet nga France Football dhe ideja e spanjollëve duhet të merret parasysh nga kolegët francezë për ta kthyer në një ide konkrete, pse jo, edhe në të ardhmen nëse do të kishte dyshe të tilla si ajo e Bonuccit me Chiellinin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit