Home Sporti Interi fiton ...

Interi fiton pastër ndaj Romës së Mourinhos, shkon në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

121
0

Interi është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë për edicionin 2021-2022. Skuadra e Inzaghit mori një fitore të pastër 2-0 në çerekfinalen e luajtur në “San Siro” ndaj Romës.

Jose Mourinho u rikthye si kundërshtar i zikaltërve pas 11 vitesh, por e nisi në mënyrën më të keqe. Që në minutën e parë, Edin Dzeko do të përfitonte nga përgjumja e mbrojtjes verdhekuqe.

Interi ju afrua dhe disa herë golit me goditje nga distanca, por fati nuk do të ishte me ta. Në anën tjetër Zaniolo ishte një rrezik konstant për Handanovic.

Në minutën e 68-të, Alexis Sanchez do të realizonte një super gol me një goditje nga distanca, që do të përfundonte në trekëndësh. Kumbulla u aktivizua në fraksionin e dytë si zëvendësues. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit