Home KRYESORE Ish-zëvendësk...

Ish-zëvendëskryeministri: Qeveria ka mekanizma për të ulur çmimin e naftës. Po kalojmë në krizë ushqimore

353
0

Ish-zëvendëskryeministr Erion Braçe i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të nxitur prodhimin kombëtar, pasi sipas tij nëse kjo nuk do të ndodhë, vendi ynë do të përjetojë jo vetëm krizë çmimesh, por edhe ushqimore.

Ka problematika që duhen folur këtu në parlament për të përmirësuar dhe ndrequr dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, planifikoni interpelanca sa kohë ka problematika nga njerëzit dhe duhet të ketë një përgjigje nga qeveria. Tani jemi në mes të një krize që do jetë edhe krizë ushqimore, që na nevojitet bujqësia kombëtare dhe prodhimi kombëtar tani“, tha Braçe.

Më tej, deputeti socialist foli edhe për rritjen e çmimit të naftës, teksa theksoi se qeveria ka mekanizma ka mekanizma për ta ulur. Ndërkohë i bëri thirrje autoritetit të Konkurencës që të veprojë për të ndalur abuzimet me çmimet.

Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma qeveria për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër protestës, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë, për bujqit, për shtresën e mesme, duhet ta mbajë shteti, jo tregtarët. Me autoritetin e Konkurrencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurencës të rrijë të bëjë sehir, kjo është e papranueshme!“- tha Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit