Home Aktualitet Ka janë 23 ml...

Ka janë 23 mln euro? Administratori i inceneratorit të Fierit: Nuk mbaj mend

670
0

Në Komisionin Hetimor për incerenatorët, rradhën këtë të premte e kishte administratori i incineratorit të Fierit, Loran Dusha. Ai është pyetur nga nënkryertarja demokrate Jorida Tabaku, lidhur se ku i gjen të ardhurat përpos buxhetit të shtetit dhe pse duhet të merrje një kredi sovrane kur pagesat nuk kanë ndaluar asnjëherë. Dusha u përgjigj se nevoja e kësaj kredie ka qenë se gjatë kohës së pandemisë ka pasur edhe vonesa në pagesa për paga. Lidhur me faturat fiktive, ai tha se janë kompani nënkontraktore që mund të kenë kryer punime dhe janë pagesa të prapambetura.

Pjesë nga debati në komision:

Jorida Tabaku: Kompania juaj nga gjen të ardhura përveç buxhetit të shtetit?

Administratori i Incenertorit të Fierit Loran Dusha: Kompania përveç buxhetit të shtetit nuk ka.

Jorida Tabaku: Përse ishte e nevojshme që të merrnit një kredi me garanci sovrane kur pagesat e buxhetit të shtetit nuk kanë ndaluar asnjë moment në vitin 2019. Sapo deklaruat se keni marrë 69 milionë lek për pagat. Pagat ju i paguani me të vetmet të ardhura, nga buxheti I shtetit që nuk kanë ndaluar për asnjë ditë. Për çfarë duhej shtesë garancia sovrane?

Administratori: Gjatë kohës së pandemisë ka pasur edhe vonesa në pagesa për paga.

Jorida Tabaku: Asnjë vonesë nuk ka pasur për konçesionarin e Fierit në pagesa. Të janë paguar të gjitha një më një. Kam pagesat e thesarit, një më një, që të gjitha. Një grup kompanish, kompania Frogi, Amco&Co, Alpha Poëer, Elvis03 Group, Alber Co&Co, AA 117, MP&A Company, GleVan, EZ&La, janë kompani, një pjesë e tyre, të akuzuara për mashtrime me faturat në vitin 2016. Administratori i kompanisë Frogi në fakt ka qenë edhe i arrestuar, janë kompani nënkontraktore të tjera përveç Klodian Zotos në biznesin tuaj të provuar që kanë xhiruar fatura fiktive për TVSH-në. A e mbani mend se çfarë punësh kanë kryer këto kompani?

Administratori: Nuk kam dijeni se nuk kam qenë në atë periudhë.

Jorida Tabaku: Që keni paguar kompani që s’kanë kryer punë? Kanë xhiruar fatura fiktive. Ju jeni administratori i koncesionarit?

Administratori: Unë kam filluar më datë 28 të 2017-ës se çfarë punimesh janë bërë më përpara… Nuk kam dijeni sepse nuk kam qenë…

Jorida Tabaku: Flas pas asaj periudhe. I referohem viteve 2018, 2019, 2020. Kësaj periudhe i referohem.

Administratori: Janë kompani nënkontraktore që mund të kenë kryer punime dhe janë pagesa të prapambetura. Nuk e di për çfarë po flisni. Në dijeninë time nuk di që ka fatura fiktive.

Jorida Tabaku: Cili është kontakti juaj përgjegjës në Ministri? Me kë komunikoni?

Administratori: Nuk e mbaj mend.

Jorida Tabaku: Nuk e mban mend se ku i nisni shkresat?

Administratori: Nuk e mbaj mend.

Jorida Tabaku: Po çfarë mbani mend si administrator i kompanisë gjatë kësaj periudhe?

Administratori: Unë po jap përgjigjen time. Ju lutem, mos… Unë nuk mbaj mend…

Jorida Tabaku: Ju nuk mbani mend asgjë për atë që dorëzoni me firmën tuaj…?

Administratori: Nuk mbaj mend personin kush është X, apo Y. Nuk e mbaj mend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit