Home Aktualitet Kancelari gje...

Kancelari gjerman i premton kryeministrit shqiptar në Kongresin e Socialistëve dhe Demokratëve europianë: Ballkani Perëndimor do jetë në BE

476
0

Momenti kur kancelari gjerman Olaf Scholz i drejtohet me emër kryeministrit shqiptar se BE nuk do të qëndrojë më indiferent në raport me Ballkanin Perëndimor, tashmë është bërë publike në rrjetet sociale.

Mjafton të shikohet video e titruar në shqip.

(video)

Kancelari do që gradualisht të hiqet parimi i unanimitetit në vendimmarrje

Europa duhet të forcohet në aftësitë e saj dhe „të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë të përbashkët”, tha Scholz. Si shembull ai përmendi nismën e fundit për një mbrojtje ajrore të përbashkët europiane.

Janë të nevojshme edhe një trupë e planifikuar e ndërhyrjes së shpejtë dhe një kuartier i përbashkët qendror i BE-së. “Bashkë dhe me vetëdije ne duhet t‘i avancojmë përpjekjet europiane për mbrojtjen”, bëri thirrje kancelari.

Në këtë kontekst Scholz sërish apeloi për reforma në BE, për ta forcuar atë për të ardhmen. Për të shmangur bllokadat, duhet që të kalohet gradualisht “në vendimet e shumicës në politikën e jashtme dhe atë të financave”. Ai tha, se “ne na duhet të bëjmë ende punë bindëse për këtë”. Por vendimet e shumicës janë një pasurim dhe aspak “humbje e sovranitetit”, sipas tij. Unanimiteti është i detyrueshëm për disa tema, që vendet anëtare i konsiderojnë si të ndjeshme.

Me tej Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bën thirrje për një zgjerim të qartë të Bashkimit Europian duke iu referuar rolit gjeopolitik të unionit. “Një BE me 27, 30, 36 shtete dhe me më shumë se 500 milionë qytetare dhe qytetarë të lirë e të barabartë mund ta frocojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë”, tha politikani socialdemokrat në kongresin e familjes së partive socialdemokrate europiane (PES) në Berlin.

Në këtë proces nuk duhen shkëputur nga vëmendja shqetësimet e vendeve më të vogla anëtare, sipas tij. „Edhe në të ardhmen secili vend do të dëgjohet me kërkesat e tij, sepse gjithçka tjetër, do të ishte tradhëti ndaj idesë europiane.”

Aktualisht BE-ja ka 27 vende anëtare. “Unë angazhohem për zgjerimin e BE-së. Zgjerimi i BE-së edhe më tej drejt lindjes është për të gjithë ne një fitim”, theksoi Scholz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit