Home Aktualitet “Kemi dyshime...

“Kemi dyshime që në Shqipëri qarkullon Delta”. Silva Bino: Ja cilat grupmosha po infektohen ditët e fundit me koronavirus

9
0

Edhe pse përgjigja nga laboratori në Berlin nuk ka mbërritur ende, ekspertët në Shqipëri kanë dyshime të arsyeshme që varianti indian Delta i koronavirusit, po qarkullon në vendin tonë.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino tha nga Ndroqi se ka një rritje të pozitivitetit tek grupmoshat e reja që nisin nga 15 vjeçarët.

“Ata që janë shtruar janë të gjithë të pavaksinuar, por shohim një rritje të grupmoshave të reja, pra grupmoshat që predominojnë janë nga 15-24, nga 25-34 dhe 35-44 dhe mbi 70-vjeç kemi pasur raste”, tha Bino.

Bino i bëri thirrje edhe njëherë kësaj kategori që të vaksinohet për të shmangur rrezikun: “Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohem por dhe qendrat shëndetësore të mos lenë asnjë të moshuar pa vaksinuar, edhe në shtëpi, edhe në komunitet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit