Home Sporti Kombëtaret “c...

Kombëtaret “copëtojnë” Manchester City-in, priten 5 mungesa ndaj Arsenalit

129
0

Pauza e Kombëtareve nuk ka sjell aspak lajme të mira për Manchester City-in. Skuadra e Pep Guardiolës do të duhet të përballet të dielën me Arsenalin në një ndeshje të drejtpërdrejtë në Premier League, më pas me Aston Villa dhe Crystal Palace sërish në kampionat dhe në më pak se dy javë do të ketë çerekfinalet e Champions League kundër Real Madridit.

Trajneri spanjoll së bashku me stafin teknik dhe atë mjekësor do të duhet të vlerësojë kushtet e disa lojtarëve që nuk kanë qëndruar në Mançester në 10 ditët e fundit. Stones dhe Akanji janë dëmtuar në grumbullim.

Mbrojtësi anglez pësoi një problem muskulor në miqësoren e Anglisë ndaj Belgjikës pas vetëm 10 minutash lojë; Zvicerani pësoi një goditje në stërvitje të hënën dhe nuk luajti të martën.

Walker u dëmtua në miqësoren e Anglisë dhe Brazilit në Wembley të shtunën e kaluar dhe situata e tij do të mbahet nën monitorim. Bernardo Silva dhe Ruben Dias u larguan para kohe nga grumbullimi me Portugalinë. Këto ditë do të jenë të ngarkuara për Guardiolën, që duhet të marrë disa vendime. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit