Home Kosova Kosova në kul...

Kosova në kulmin e pandemisë, mbi 2 200 raste të reja me Covid-19

9
0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, të cilat pasqyrojnë një situatë tepër të rënduar.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 2 250 persona, ndërsa numbën jetën 4 pacientë.

Mësohet se deri më tani janë bërë  janë dhënë 666.476 doza vaksina, ku 227 581 qytetarë kanë marrë dozën e dytë.

Njoftimi i plotë

20 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit