Home Aktualitet KQZ vendos re...

KQZ vendos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përjashton Berishën

2470
0

KQZ ka vendosur regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” por duke përjashtuar Sali Berishën.

Në mbledhjen e sotme, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se ky koalicion do të regjistrohet me 3 parti pjesëmarrëse, PL, PDK dhe PBDNj duke lënë jashtë Berishën.

Në këtë mënyrë PD nuk do të shënohet në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Jemi para të njëjtës situatë sikurse ishte ajo e zgjedhjeve të 6 marsit. Ajo që thotë përfaqësuesi i PD (Indrit Sefa) që PD nuk është pjesë e asnjë koalicioni, mungon vullneti i PD për të qenë pjesë e një koalicioni.

Nuk shoh shkak për të marrë vendim të pjesshëm apo të ndërmjetëm për të bërë plotësim dokumentacioni.

Në analizë të të gjitha çfarë përmenda, do regjistrojmë koalicionin Bashkë Fitojmë por me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ”– ka thënë Celibashi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit