Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama i vendosur: Shqipëria nuk mbështet deklaratën e BE për Kosovën

55
0

Kryeministri Rama ka dalë në konferencë shtypi sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Itali. Rama tha se Shqipëria nuk jep dakortësinë me deklaratën e BE të datës 19 shtator, e cila nuk pasqyron ngjarjet e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi kundër thelbit të deklaratës se BE, por pas këtyre ngjarjeve nuk mund të barazojmë siç thotë deklarata e Brukselit, si Serbinë edhe Kosovën, se janë përgjegjëse për situatën në veri të Kosovës.

Edi Rama ishte i prerë në raport me deklaratën e BE, të cilën ata nuk pranojnë ta ndryshojnë.

Edi Rama tha se “Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thamë se nuk kemi rezervë për deklaratën lidhur me kritikat ndaj Kosovës që sipas nesh qëndrojnë plotësisht. Ne jemi përgjigjur se nuk kemi asnjë qëndrim tjetër për deklaratën. Kosova duhet t’i reflektojë në pozicionin e saj për normalizimin e situatës. Publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë e dytë. Qëndrimi i ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por ne jemi të keqardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Nuk ka të bëjë me deklaratën e djeshme. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet, nga ora në orë apo dita në ditë. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. “, tha ai.

Pra, theksoi kryeministri Rama, nuk mund të mbështesim deklaratën e BE. Në Bruksel nuk e kanë pëlqyer qëndrimin e Shqipërisë, por ne jemi me Kosovën, sepse një grup terrorist vrau policin në Kosovë dhe sulmoi si terroristë. Ajo që na bën, tha më tej kryeministri, që të mos e pranojmë fare qëndrimin e BE është fakti se zëdhënësi i BE nuk dënoi palën serbe që sulmuan me armë të sofistikuara policinë e Kosovës. Ndaj Shqipëria nuk pranon një deklaratë të tillë, derisa të dali një deklaratë e dytë nga Brukseli.

Serbia në vend të hetonte apo dënonte grupin terrorist, ajo vendosi ti respektojë me ditë zie kombëtare, ndaj shtoi kryeministri Rama, nuk ka sesi të miratojmë një deklaratë te BE.

Me tej Edi Rama tha se edhe drejtuesit e qeverisë së Kosovës mund të bëjnë me tepër.

“Udhëheqja e Kosovës mund të ketë dhe me siguri ka të gjitha kusuret e veta në proceset e dialogut të normalizimit, për të cilat qëndrimi ynë ka qenë i njëjtë me BE-në dhe nuk ndryshon as sot, por asnjë nga ato kusure nuk e relativizon dot peshën e jashtëzakonshme të këtyre zhvillimeve të rënda të cilat nuk krahasohen me asgjë të keqe të ndodhur mes Kosovës e Serbisë që nga 1999.

Këtu jemi përpara derdhjes së gjakut të pafajshëm dhe nuk është gjaku i një kalimtari që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, por gjaku i një efektivi të policisë së Shtetit të Kosovës, i cili nuk vrau veten se pa disa civilë serbë të armatosur me çifte, por nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur flamurin në gjysmështizë. Ky është një karshillëk sa ilegal nga ana e grupit kriminal aq dhe institucional nga ana e shtetit serb ndaj vlerave dhe parimeve të BE, që nuk ka nevojë për hetim, por kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë.

Jo vetëm sepse familjarët e policit të vrarë, populli i Kosovës, Republika e Kosovës e meritojnë të dëgjojnë autoritetin moral dhe politik të BE-së,  jo për të shtatat e as për të dyzetat e shërbëtorit të pafajshëm të shtetit të Kosovës, por sepse e meriton dhe e pret ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë”- thotë Edi Rama.

Ndër të tjera kryeministri foli edhe për KFORIN që duhet të jetë me aktiv dhe të kontrollojë krejt veriun e Kosovës.

Thelbi i konferencës së shtypit ishte që “Moslinjëzimi i parë me Bashkimin Europian në 10 vjet dhe çfarë duhet bërë sot, që nesër konflikti i Banjskës të mos kthehet në një konflikt të armatosur në krejt veriun e Kosovës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit