Home Sporti Kukësi fiton ...

Kukësi fiton me përmbysje ndaj Egnatias, suksesi i parë në vitin 2023 (VIDEO)

149
0

Kukësi më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm 2-1 me përmbysje në transfertën e vështirë ndaj Egnatias.

Skuadra verilindore do të vuante jo pak në 45 minutat e para, ku dhe do të pësonte gol. Në minutën e 35-të, vendasit fituan një penallti, e cila do të kthehej në gol nga Fernando.

Kukësi hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit në pjesën e dytë. Në minutën e 72-të, Renato Musolli harron që tani nuk luan më me verilidorët duke devijuar një goditje të Ndrecës në portën e tij.

4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kukësi gjen dhe golin e dytë me Mirza Delimedjac, i cili lëshoi një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës.

Kjo ishte fitorja e parë për ekipin verilindor në vitin 2023, teksa për momentin mbajnë vendin e parafundit me 19 pikë, po aq sa Kastrioti. /R.Lika-Koha Jonë/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit