Home Sporti Kupa e Shqipë...

Kupa e Shqipërisë, luhen sot 6 ndeshjet e kthimit në turin e dytë

72
0

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. 8 duelet do të luhen të ndara mes të enjtes dhe të premtes ku 6 ndeshje do të luhen këtë të enjte në orën 13:00.

Dy skuadrat e kryeqytetit kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej. Tirana pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, do të luaj duelin e kthimit ndaj Lushnjës në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ndërkohë Partizani kërkon të marri veten nga ndeshjet e fundit në kampionat dhe të provojë djemtë e rinj në duelin me Korabin. Të kuqtë fituan 3-1 dhe kjo mund t’i ndihmojë të rikthejnë qetësinë në skuadër.

Kukësi kërkon vetëm fitore sot ndaj Apolonisë pasi dueli i parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa  Laçi ka hedhur një hap më tej pas fitores 3-1 ndaj Tomorit në duelin e parë, 90 minuta të tjera për skuadrën e  Mezanit do të jenë thjeshtë një formalitet.

Ndërkohë të premten do të luhen dy ndeshjet e mbetura për të përcaktuar kuadrin e plotë të çerekfinaleve Vllaznia sfidon Bylisin në orën 13:00 ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet derbi Teuta-Erzeni që mbyll këtë tur në orën 16:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit