Home ShowBiz “Kupën ...

“Kupën e dua në Shkodër”, partnerja e Elvis Pupës sqaron deklaratën

134
0

Para disa ditësh banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë te komunikonin për disa minuta me një familjar duke e pyetur nëse mund ta vijojnë rrugëtimin e tyre.

Një nga telefonatat që mori më shumë vëmendje ishte ajo e Elvis Pupës me partneren e tij, e cila i tha se “Kupën e dua në Shkodër”, duke nënkuptuar se bën tifo për Luizin.

Në një intervistë me “Wake Up”, sot Belina Pupa, ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate.

“Unë nuk kam thënë që bëj tifo për Luizin, u kam thënë patriotin sepse para se të futej Elvisi në Big Brother, ne kishim një gjë si personale. Duke pasur faktin që themi për herë “ti je nga e ke gruan”, e ke parasysh kur thonë nga je ti? Elvisi ma ka mësuar këtë dhe themi nga është gruaja. Edhe para se të futej aty i thosha kupën e duam në Shkodër, tani a fiton Luizi a fiton Elvisi për mua s’ka rëndësi, mjafton që kupa të na vijë në Shkodër, kjo është ideja.”-tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit