Home ShowBiz Kurorëzimi i ...

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, britanikët zënë radhën në rrugë

76
0

Mbreti Charles do të kurorëzohet mbret më 6 maj, por janë me dhjetëra fansat e zjarrtë të familjes mbretërore që kanë nxituar që tani të zënë radhën për ta ndjekur sa më nga afër këtë moment.

Parakalimi para publikut është një nga momentet kryesore të ditës së kurorëzimit dhe një nga ceremonitë më antike, ku vetë Charles do të përshëndesë miliona britanikë që do të mblidhen këtë të shtunë të 6 majit në Londër.

Për 1 javë rresht, janë me dhjetëra britanikët që kanë zënë vendin e tyre, për të qenë në radhë të parë atë ditë e për të mos humbur asnjë moment.

Edhe pse gjithçka do të transmetohet edhe në ekranet e mëdhenj e gjigandë në çdo cep të Londrës, siç e meriton një ditë feste e tillë, kryeqytetasit britanikë që janë shumë të lidhur me mbretin, kanë bërë gati karriget, batanijet, ushqimet e pijet për një javë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit