Home Aktualitet Kush don me i...

Kush don me i pru skllavët fatkeq të botës nen çadrën e Shninit?

44
0

Nga Nesti Zefi-

Kush don me i pru skllavët fatkeq të botës nen çadrën e Shninit?

Marrëveshja e djeshme në Romë ndërmjet Giorgia Meloni-it e Edi Ramës, ndryshe prej komenteve me tifozllëk me kriteret e rreshtimit politik militantesk, asht nji strategji e elitave globale masone, in primis fondacioni kriminal e  diabolik i Soros-it. Ktu nuk ka asgja komplotiste dhe asht nen dritën e diellit çdo gja. Thjesht për kujtesë, po jap nji fakt domethanës të para disa muejsh, mbasi në shqiptarët e sidomos mediat të cilat në shumicë financohen prej aseteve kriminale me bekimin e ktyne OJQ po aq kriminale, janë në vështirësi me pa përtej hundës të tyne e kopjonit që u japin padronët e vet. Pra, nuk po japin shpjegime afër të vërtetës mbi rastin në fjalë; përkundrazi disa media e persona afër tyne publik, po mundohen me heq apo ba krahasime të sforcueme me historinë e emigracionin shqiptar dhe pritjen tonë në Itali, tue shantazhue qytetarët e përgjegjshëm që nuk duen nji kamp skllavnie në vendin tonë.

Fakti që due me zbulue asht domethënia e vizitës të Bill Klintonit në Tiranë me Aleksandër Soros dhe fill mbas asaj takimi i tyne gjys i mshehtë me Papa Franceskun, fokusi i të cilit ishte problemi I zbarkimeve të refugjatëve në Lampedusa dhe tensionet sociale me qytetarët italianë, të cilët kishin votue nji qeveri me agjendë elektorale kundra imigracionit masiv dhe të paligjshëm.

Dihet tashma botnisht që lobet masonike me në krye Soros, po bajnë çmos me shkul prej vendlindjes të tyne masa amorfe njerëzish për me i përdor si skllevër shantazhues e rezerv krahut të punës në Europë me qëllimin final të çrrënjosjes përfundimtare të lirive, demokracisë, shtetit të së drejtës, pra, të qytetnimit të kshtenë.  Instrumentalizimi i Papa Franceskut dhe nji pjesë të mirë të Kishës Katolike asht fitorja provizore ma spektakolare e ktyne grupeve masone bashkë me industrinë kriminale që lëvizë në mrapavijë. Zgjedhja e Shqipnisë, ose ma mirë e Shninit dhe Giadrit, për shkak edhe të gjeografisë fetare, mund të jetë nji sugjerim i ambienteve të Kishës për me i angazhue vetë ata në nji model bamirësie pa vërtetsi me karakter filantropik, tipike e organizatave jo qeveritare masonike antiqytetare. Papa Benedikti I 16 thoshte me vizion profetik që para të drejtës me emigrue, ekziston e drejta me ndej në vendin tand, ndërsa Papa aktual, për shkak të nji plazmimit ideologjik në kulturën e tij dhe lexim të gabuem të situatës, bahet pa dashje aleat i multinacionales kriminale të skllavnisë.

Emergjencat artificiale, lufta periodike në çdo cep të globit, katalizimi i islamit radikal në këtë ndërmarrje diabolike skllavnie për me destabilizue Europën, janë pjesë e mirëmendueme e skenarit luciferrin të elitës e deep state global. Meloni e Rama si buratin apo vegla qorre ordinere e ksaj elitë kriminale, thjesht po i japin zbatim nji urdhni të qarte e të padiskutueshëm. Tashma, politika me kto njerëz të pilotuem ka mbarue, nji pjesë e Kishës me interferime e flirtime në vneshtën e kjoftëlargut po ashtu dhe ka ardhë bash koha që populli të marrë në dorë fatin e vet. Akti i parë duhet të jetë dezertimi në emën të koshiencës të organeve tona shtetnore për mos zbatim të marrëveshjes të paligjshme dhe reagimi kapilar i qytetarëve tonë në nji front unik për pshtimin kombëtar. Ne, nuk mund te bahena aleat të shkllavnisë, aq ma tepër ne shqiptarët ë vazhdojmë ta jetojmë ende këtë plagë të randë. Mos të hupim kohë të artë tue u ngatrrue ndër vedi me sebepe banale të induktueme prej helmit masonik, por secili simbas mundësive të veta njerzore, kulturore, intelektuale e fetare, të vehena në lëvizje me shmang rrezikun e përdhunimit të territorit e dinjitetit tonë dhe atyne të skllevnëve të shkretë modern që duen me na imponue.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit