Home Aktualitet Kush e qëlloi...

Kush e qëlloi babain? Pritet ekspertiza balistike. Fotoja nga policia me Hygertën, një veprim ma*abër

1471
0

Për krimin më makabër në Shqipëri në vitet e fundit, në burg janë tre fëmijët, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Ata janë në qeli për vrasjen e babait dhe bashkëpunimin në fshehjen dhe groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se burri e ka dhunuar gjatë gjithë kohës, ndërsa fëmijët flasin për një baba autoritar ku duhej të bëhej vetëm siç ai thoshte. Vajza e madhe, Bedra e cila ishte në të njëjtën linjë kur e quan babain autoritar. Vajza e cila është shtatzënë, po qëndron në shtëpinë e gjyshërve së bashku me nënën e saj.

Hetuesit e Durrësit janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit që i mori jetën Pëllumbit më 10 shkurt, me tre plumba. Kjo provë dhe ballafaqimi i dëshmive, pritet të çojnë Prokurorinë drejt autorit që ka shtënë me armë ndaj 50-vjeçarit në Shënvlash, në kushtet kur vajza dhe djali i madh i kanë ndryshuar disa herë dëshmitë, se cili mes të dyve qëlloi me pistoletë.

Në telefonat e qytetarëve po qarkullon një pamje filmike që tregon studenten 19-vjeçare, Hygerta Meta me lopatë në dorë, duke hapur varrin e të atit, ndërkohë që policët filmojnë me celular. Një veprim makabër, që vajzës mund ti ketë sjellë pasoja për gjithë jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit