Home Bota Lajmi prekës ...

Lajmi prekës nga Pallati, mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer

168
0

Pallati Mbretëror ka dhënë një lajm prekës, që mbreti Charles III është diagnostikuar me një formë kanceri. Nuk është kancer i prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi “trajtimet e rregullta” të hënën.

Po ashtu do të shtyjë daljet publike. Mbreti 75 vjeç, u rikthye në Londër gjatë mëngjesit të së hënës. Edhe pse ngjarjet publike do të jenë pezull për të, mbreti do të vijojë të luajë rolin e tij dhe të kryejë takime private.

Charles është parë të dielën në kishë, duke përshëndetur njerëzit, ndërsa ka kryer edhe analizat për kancer në prostatë një javë më parë, në një spital në Londër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit