Home Aktualitet Lapaj: Sistem...

Lapaj: Sistemi ekonomik nuk ka politikë të qartë. Nuk prodhojmë dot as sfungjerë enësh e sapunë

40
0

Aktivisti Adriatik Lapaj, ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend. Ai u shpreh se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë të larta për shkak se në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët. Sipas tij Shqipëria importon produkte dhe mallra nga sektorë, që sipas tij duhet të ishin burim eksportesh, si mishi, qumështi, ulliri, por edhe mallra si sfungjerë, sapunë, etj.

“Në vend njerëzit nuk mirëmbajnë dot gojën sepse nuk kanë lekë dhe sakrifikojnë për çdo gjë. Janë këto çmime sepse në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët që të paktën një pjesë të sektorëve ta kishim zgjidhur.

Ne importojmë ullinj dhe vaj ulliri, kur jemi një vend që duhet ta eksportonte. Importojmë kashtë për bagëtinë nga Maqedonia. Importojmë mish, qumësht, grurë pafund, gozhdë, çorape, , sapunë, sfungjerë enësh e shumë të tjera. Kemi një ekonomi e shtet që nuk ka një politikë të qartë.

Si mund të importojmë ne në këto sektorë, nuk them për gjërat e komplikuara. Po importove normalisht që do vendosesh në kushte të barabarta me ekonomitë e huaja. Nuk ke si nxjerr një mall importi më lirë se Gjermania, kur ai e ble njësoj. Këtu legjendarët e të pazëvendësueshmit na kanë katandisur që të importojmë kashtë”, u shpreh ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit