Home ShowBiz “Llulla” një ...

“Llulla” një thumb për Kiarën? Efi Dhedhes sqaron postimin: Big Brother për mua tani..

64
0

Për disa ”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të prodhojë lajme. Ish-banorja dhe finaliste, Efi Dhedhes u bë lajm në mediat rozë, për shkak të një postimi që bëri në rrjete sociale. Kjo pasi u aludua se një postim i saj ishte thumb për banoren tjetër të këtij formati, Kiara Titon. Në një intervistë për “Pushime On Top” ka mohuar këtë dhe ka sqaruar postimin, duke thënë se për të është mbyllur kapitulli i BBVA.

“Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti. Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull”, thekson mes tjerash ajo.

Dh në fund, Efi shtoi: “Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit