Home Bota Luftë me Rusi...

Luftë me Rusinë, studentët ukrainas marrin armët (FOTO)

383
0

Rusia dhe Ukraina janë në prag lufte, aq sa vendet e BE-së kanë dërguar forca ushtarake dhe mjete luftarake në Ukrainë. Nga ana tjetër, të rinjtë ku mosha minimale e të cilëve është 21 vjeç, po stërviten për të ndihmuar ushtrinë e vendit të tyre në rast të një pushtimi nga ana e Rusisë.

Situata në kufi është tepër e tensionuar. Ukraina dhe Perëndimi pretendojnë se Rusia ka rreshtuar mbi 100 mijë trupa, të gatshëm për të kryer një inkursion në territorin ukrainas.

Rusia i mohon akuzat dhe akuzon Perëndimin se po shtyhet më tej drejt lindjes, duke përbërë kërcënim për të. Disa shtete perëndimore kanë dërguar armatime dhe pajisje të tjera ushtarake në ndihmë të Kievit, për shkak se pushtimi shihet gjithmonë e më shumë i mundshëm, dhe kërcënimet për sanksione ndaj Rusisë duket se nuk po funksionojnë.

Ushtria ukrainase ka zyrtarisht rreth 215 mijë ushtarë. Konflikti me Moskën ka nisur që prej vitit 2014, kur pas aneksimit të Krimesë, dy lëvizje separatiste e kanë mbajtur të ndezur konfliktin, që raportohet t’u ketë marrë jetën 13 mijë personave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit