Home Aktualitet ”Luftë&...

”Luftë” në Malin e Zi për rrëzimin e qeverisë dhe të Dritan Abazoviçit

157
0

Parlamenti i Malit të Zi, pritet që të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për shkarkimin e numrit dy të qeverisë, Dritan Abazoviç. Ligjvënësve po ashtu do tu duhet që të shqyrtojnë edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga koalicioni Bardh e Zi, që është pjesë e ekzekutivit, si dhe nga deputetë të opozitës.

Mbrëmjen e djeshme, Krivokapiç depozitoi kërkesën që parlamenti të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme në 3 shkurt, në mënyrë që të merret një vendim për propozimin e tij të heqjes së Abazoviçit dhe caktimit të ministrit të financave, Milojko Spajic në vendin e tij.

Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit që ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura mund të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit