Home Aktualitet Mafia reagon ...

Mafia reagon ndaj arrestimeve të SPAK, Altin Dumani ruhet me roje të sigurisë së lartë

41
0

E pritshme kjo në Shqipëri, pasi kur preken fijet dhe “enët e gjakut” të një sistemi mafioz siç është në Tiranë, do të kemi reagime nga krimi i organizuar që ka lidhje me struktura të shtetit.

Tentakulat e mafies kanë hyrë thellë kudo në shtet, në biznes, media dhe politikë. Ndaj lufta që po bën Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK është heroike, bile epokale. Vetëm nëse vazhdojnë kështu dhe pa frikë, Shqipëria mund të pastrohet brenda 10 vitëve nga krimi dhe mafia politike e cila ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar.

Ndërkohë mësohet se arrestimet e fundit si dhe ato të pritshme gjatë kësaj vjeshte kanë sjellë që egërsia e kësaj mafie të rrezikojë jetën e prokurorëve të SPAK-ut dhe sidomos të kreut të saj Altin Dumani.

Prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

Prokurorët e SPAK, kreu i BKH dhe gjyqtarët e posaçëm duhen ruajtur kudo me forca të specializuara dhe të trajnuara jashtë vendit, sepse flitet jo vetëm për jetën e tyre dhe të familjeve, por për fatin e demokracisë në Shqipëri.

Siç ka ardhur puna duke mos patur opozitë serioze dhe të besuar, publiku i ka sytë vetëm nga SPAK, ndaj duhet që shteti (ajo pjesë e shtetit e pa përzier me mafien) të rrisin masat e sigurisë së tyre.

Meqë jemi te kjo temë delikate, duhet shtuar se përveç sigurisë të SPAK dhe atyre që lidhen me punën e tyre hetimore, ka nevojë që shteti (nëse nuk e ka me hile) edhe t’ju rrisë pagat atyre që të mos kenë asnjë arësye të shikojnë anash apo lart nga qielli dhe kështu pastrohet politika dhe shteti nga mafia.

Prokurorët e SPAK janë sot njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe si të tillë duhen trajtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit