Home Aktualitet Makina përpla...

Makina përplas biçikletën, në gjendje të rëndë një 72 vjeçar në Berat

35
0

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në Berat, ku një makinë ka përplasur një biçikletë si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë një 72 vjeçar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një mjet tip Ford,me targa XKP 452,që drejtohej nga shtetasi Edison Qose ka goditur Dhimitraq Budën 72-vjeç që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe shtetasi Buda, që udhëtonte me biçikletë është përplasur në asfaltin e rrugës. I plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku konfirmohet se gjendja e tij është e rëndë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit