Home Aktualitet Maturantët, p...

Maturantët, protestë edhe në Durrës, Shkodër, Fier e Gjirokastër: Kemi pasur presion nga të deleguarit e Arsimit

8
0

Maturantët protestojnë sot për provimin e tretë, atë të matematikës që dhanë ditën e djeshme.

Ankesa për vështirësi pa marr parasysh faktin se ata e kanë bërë mësimin online, i nxori sot në protestë ndaj Ministrisë së Arsimit.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si në Fier, Durrës, Shkodër e Gjirokastër. Pak minuta më herët ka përfunduar protesta e maturantëve në Shkodër dhe në Durrës.

Maturantët akuzojnë që provimi ka qenë i një niveli tepër të vështirë, duke thënë se pjesën më të madhe të kohës që kanë zhvilluar provimin ata e kanë shpenzuar për të arritur të kuptojnë tezen e provimit.

Po ashtu, ata akuzojnë se gjatë dhënies së provimit, kanë pasur presione nga të deleguarit e arsimit dhe kështu nuk kanë mundur të japin më të mirën e tyre.

Një pjesë e mirë e maturantëve, të cilët janë medalistë në provimet e bëra shprehën zhgënjimin, nga nota 10 prisnin ata shpresojnë të mund të marrin notën 7. Një pjesë e mirë e tyre shprehën bindjen që pasi të marrin votën do të ikin menjëherë nga vendi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit