Home Sporti Boterori i Katarit Mbappe motivo...

Mbappe motivoi shokët pas pjesës së parë: Është ndeshja e jetës, s’mund të luajmë kaq keq

558
0

Kylian Mbappe ishte protagonist absolut në Kupën e Botës, duke  ndihmuar skuadrën e tij që të shkonte deri në finale, por aty Franca u bynd me penallti, edhe pse ylli i “Gjelave” realizoi 3 gola.

24 vjeçari është kritikuar shpesh për sjelljen e tij te skuadra e Mbappe. Gjithsesi në Kupën e Botës, ai tregoi se mun dt jetë një lider. Në fund të pjesës së parë, Franca humbiste 0-2. E sulmuesi mbajti një fjalim të furishëm që zgjoi skuadrën.

“Kjo është ndeshja e jetës dhe ne nuk mund të luanim më keq. Çfarë mund të bëjmë? A do t’i lëmë të vazhdojnë kështu? Apo të fillojmë të vendosim intensitet dhe të fitojmë duele? Le të japim më shumë! Është finalja e Kupës së Botës, janë dy gola, por mund të kthehemi!”.

Në fakt Franca arriti që të rikthehej në lojë me dy gola të Mbappe, ndërkohë që në shtesë të dyja ekipet realizuan nga një gol.Për të larguar zhgënjimin me kombëtaren, tre ditë pas finales ai u paraqit në stërvitje me PSG-në.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit