Home Sporti Mbappe sqaron...

Mbappe sqaron gjithçka: Në verë doja të largohesha te Reali, por PSG më pengoi!

50
0

Kylian Mbappe në një intervistë për gazetën “L’Equipe” ka zbulua prapaskenën e merkatos së verës së fundit, por edhe ka folur për të ardhmen. Në mendjen e sulmuesit francez është vetëm Real Madridi, por bashkimi mund të ndodhë në verën e ardhshme.

“Para Europianit, i thashë klubit se nuk dua të rinovoj dhe pas turneut, thashë që doja të largohesha. Ambicia ime ishte që të gjithë të ecim dorë për dore, si klubi shitës ashtu edhe klubi blerës dhe unë. Doja të bënim marrëveshjen më të mirë të mundshme në mënyrë që të gjithë të përfitonin.

Gjithashtu doja t’i jepja kohë klubit tim për të gjetur një zëvendësues, që të gjithë të ishin të lumtur dhe që unë të vazhdoja në rrugën time. Më pas, klubi vendosi të mos më shiste. Në rregull, nuk kam pasur asnjë problem, jam ende në një ekip të madh dhe në një vend ku kam qenë i lumtur për katër vjet.

Reali i Madridit bëri ofertë (madje disa, nga 160 milionë euro në 200 milionë euro). U tha se kisha refuzuar gjashtë oferta rinovimi, por nuk është e vërtetë. U tha nuk dëshiroja të flisja me Leonardon dhe se presidenti (Nasser al-Khelaïfi) mori përsipër të zgjidhte çështjen.

Arsyet e largimit? Mendova se aventura ime kishte mbaruar. Doja diçka më shumë. Kisha qenë në Ligue 1 për gjashtë apo shtatë vjet. Dhashë gjithçka munda për Parisin dhe mendoj se e bëra mirë. Më pas, të gjithë janë të lirë të nxjerrin çfarëdo përfundimi që duan, por ky ishte vendimi im. Largimi ishte hapi tjetër logjik. Jam i lidhur me PSG -në dhe nëse do të isha larguar këtë verë, do të ndodhte vetëm për Realin”, deklaroi Mbappe.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit