Home Sporti Mehmeti: Kast...

Mehmeti: Kastrioti skuadër agresive, e mora ekipin në moment të papërshtatshëm

37
0

Partizani mbetet në garë për të siguruar një vend në Evropë, qoftë nga kampionati apo nga Kupa. Të Kuqtë do të luajnë duelin e radhës kundër Kastriotit, teksa trajneri Mehmeti e cilëson si një ndeshje aspak të thjeshtë.

“Për sa i përket mënyrës se si e interpretuam ndeshjen me Egnatian, ka pasur shumë situata që i kemi analizuar. Megjithatë ky është futbolli. Kur i interpreton në mënyrën jo të duhur, duhet të nxjerrësh mësime. Është e vërtetë që kemi mungesa të rëndësishme. Në filozofin time të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Kur kemi mungesa i japim mundësi dhe të tjerëve.

Përballja me Kastriotin? Është skuadër e pozicionuar mirë në fushë. Kanë agresivitet të lartë. E interpretojnë mirë futbollin dhe i marrin maksimumin elementëve që kanë. Kanë bërë shumë mirë. Po t’i referohemi ndeshjes që kemi dal barazim, kemi pasur mundësitë tona. E rëndësishme është që të kemi vazhdimësi dhe të mos përsërisim gabimet që bëmë me Egnatian.

Keni punuar në aspektin ofensivë? Sfida e zhvilluar që kemi bërë me Kastriotin kemi pasur situata përpara portës. Punoj vazhdimisht. Edhe me Egnatian kemi shkuar përpara portës dhe me 10 lojtarë dhe me 9 lojtarë. Vetëm në rastet që kemi pasur duhet të ishim më të qetë. Ky është element që duhet ta zgjidhin vetë. Trajneri bën taktikat që t’i çoj deri atje, pastaj lojtarët e zgjidhin vetë.

Kanë ndryshuar objektivat e Partizanit? Skuadrën e kam marrë në moment të papërshtatshëm. Skuadra ka pasur si objektiv të dilte kampion në fillim të sezonit. Objektivi minimal janë Kupat e Europës. Ne jemi në garë te të dyja. Kemi dhe 11 javë në kampionat, kemi gjysmëfinalen me Vllazninë. Partizani do të respektojë veten dhe garën. Që nesër ne duhet të mendojmë ndeshjen e radhës dhe ky është objektivi i radhës.

Mungesa e Skukës? Skuka ka bërë mirë. Është duke u rritur për sa i përket vlerave të tij individuale. Ai ka pasur dhe mbështetjen e grupit. Mungesa e tij është e rëndësishme, por të jeni të bindur që Partizani ka element shumë të mirë, që do të kërkojmë të ndryshojmë dhe manovrën sulmuese.

Pesë ndeshje, katër barazime, një fitore. Më vjen keq se si ne e interpretojmë 20 metrat e fundit. Të jemi të sinqertë me veten që përpos analizave, kemi shpërdoruar shumë raste. Me Egnatian nuk duhet të pësonim dy gola dhe kësaj i jam përkushtuar kësaj jave”, tha strategu i Të Kuqve.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit