Home Sporti Mesfushori ku...

Mesfushori kuqezi drejt Interit? Drejtori sportiv e pa nga afër sesi luan Ramadani

32
0

Potenciali i shqiptarëve në futboll, gjithmonë është vlerësuar nga ekipet e huaja. Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani po shkëlqen me Leçen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A. Ai po konsiderohet si lojtari kryesor i Leçes duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës. Në atë sfidë, Ramadani ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.

Nuk mund të jetë e largët dita kur mesfushori do t’i bashkohej zikaltërve dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit