Home Sporti Messi do të p...

Messi do të përballet në miqësore me Cristiano Ronaldo, a do të jetë hera e fundit?

51
0

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në fushë, në atë që potencialisht duket dueli i fundit në karrierë për dy rivalët e përjetshëm. Përballja do të luhet në fillim të vitit 2024 në Arabinë Saudite, në miqësoren ndërmjet Inter Miami dhe Al-Nassr.

Messi dhe Ronaldo ishin protagonistë të një konkurrence të shkëlqyer gjatë dekadës së fundit, duke konkurruar për trofe me ekipet e tyre, por mbi të gjitha për çmimet më prestigjioze individuale dhe në garën për lojtarin më të mirë në botë.

Ata u larguan nga futbolli elitar në Europë, për të ndryshuar kontinente. Messi u transferua në Amerikë, te Inter Miami, ndërsa Ronaldo firmosi me Al-Nassr në Pro League saudite pas prishjes së kontratës me Manchester United.

Inter Miami njoftoi se do të luajë dy ndeshje në Arabi, si pjesë e turneut Riyadh Season Cup. Ata përballen me Al-Hilal më 29 janar, ndërsa në datën 1 shkurt sfidojnë Al-Nassr e Ronaldos. Për herë të fundit, Messi dhe Cristiano ishin përballur në fillimin e këtij viti, në miqësoren ndërmjet Paris Saint Germain dhe formacionin e yjeve të Pro League saudite.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit