Home KRYESORE Meta jep deko...

Meta jep dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” për Gjeneral Major Nexhip Vinçani

56
0
Nga Ilir Meta-
Me një ceremoni solemne, pata privilegjin e veçantë të vlerësoja një prej figurave më të ndritura të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Komandantin legjendar dhe të paharruar të Brigadës IV Sulmuese, si dhe një prej drejtuesve ushtarakë më të aftë dhe të spikatur për fuqizimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare, luftëtarin e përhershëm për liri dhe demokraci, Gjeneral Major Nexhip Vinçani.
Edhe pse me kontribut të shquar për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, ai u burgos dhe u persekutua padrejtësisht nga diktatura, por kurrë nuk u dorëzua në mbrojtje të idealeve të vërteta partizane, për lirinë dhe progresin demokratik të vendit dhe as nuk hoqi dorë nga angazhimi i tij jetësor për edukimin patriotik të brezave të rinj me dashurinë për Atdheun dhe Dëshmorët, për t’u dalluar edhe si themelues i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve LANÇ-it.
Dekorata e lartë “Nderi i Kombit” për Gjeneral Major Nexhip Vinçani është njëkohësisht vlerësim për të gjithë Luftën Çlirimtare, vetëmohimin dhe përpjekjet e bijve më të mirë të këtij vendi për një Shqipëri të lirë, më të mirë, plotësisht demokratike dhe europiane, por edhe shprehje respekti për të gjithë ata të cilët mbeten me jetën e tyre një simbol i integritetit dhe i dinjitetit tonë si shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit