Home Aktualitet Meta, Ramës: ...

Meta, Ramës: Je i tmerruar nga bilanci me votë, nuk do ketë gjumë për ne këto 4 ditë

70
0

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, tha se Rama është i tmerruar nga bilanci katastrofik që do të marrë në zgjedhje.

“Nga një ditë historike për rikthimimin e pluralizmit, llogaridhënies jo vetëm në nivel vendor por të gjitha.

Edi Rama është i tmerruar, kur e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik nga kukullat që i ka paraqitur qytetarëve, e detyron të bëjë thirrje dhe për pjesëmarrje të ulët në zgjedhje dhe demokratëve i thotë t’ja fusin gjumin.

Si mund të flenë gjumë demokratët, kur kanë fëmijët jashtë dhe ata që jetojnë këtui për shkak të mungesës duan të largohen nga vendi. Nuk do të ketë gjumë në këto 4 ditë, edhe natën do ta bëjmë ditë, së bashku me të gjithë socialistët.

PS ka plaçkitur vendin për 10 vite me radhë. Dua t’u kërkoj qytetarëve që të përmbushin detyrimin e tyre patriotik, në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre demokratik, abstenimi nuk është zgjidhje përkundër ndihmon që qeveria të zhytë vendin në borxhe.

Të gjithë të bëhemi pjesë e ndryshimit, ai që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet. Jam besim plotë se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe ndryshimit për një të ardhme më të mirë”, tha Meta në një konferencë për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit