Home Editorial Miti i të pap...

Miti i të paprekshmit u rrëzua sot, Berisha shkoi në SPAK!

1104
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video, ndaj kliko)

Sot ish-kryeministri Berisha shkoi në SPAK. Për herë të parë në 34 vite demokraci lideri i PD-së mori udhën për te drejtësia e cila po heton.

Askush nuk e besonte deri para një viti se mund ta merrnin Berishën për ta dërguar para prokurorëve.

Por sot me datë 23 janar 2024, Sali Berisha ngjiti shkallët e SPAK-ut dhe u vendos para prokurorëve.

Berisha doli pas seancës së parë me pyetje, duke akuzuar prokurorët dhe kryeministrin Rama. Sido të jetë miti i të paprekshmëve nga dita e sotme u rrëzua.

Sali Berisha shkoi pa asnjë hezitim, këtë herë, para prokurorëve, gjë të cilën as që e mendonte ndonjëherë në jetën e tij. Natyrisht pafajësia mbizotëron derisa të kemi një vendim të gjykatës së formës së prerë, por sido të jetë u thye miti i njerëzve të paprekshëm.

Pas Berishës, çdo politikan tashmë është i prekshëm nga drejtësia. Ndonëse ish-kryeministri sulmoi prokurorët, por ama atje shkoi dhe pa asnjë hezitim ngjiti shkallët duke nxituar të jetë në orar.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK lidhur me dosjen “Partizani”.

Ai deklaroi: “Kam ardhur këtu për t’ia thënë në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që kam denoncuar për Edi Ramën dhe ju si mercenarë të tij. Kam ardhur, iu thash, të shemb piramiden e turpshme që keni ndërtuar, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup krinimal, jeni të angazhuar në një betejë kundër pluralizmit dhe opozitës. Jam këtu për të treguar aktet antikushtetuese që vendosët ndaj Sali Berishës. Jam këtu për të denoncuar aktet antiligjore për t‘i marrë pushtetin parlamentit.

Refuzuan ekspertizën e eksperteve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi. Refuzuan dokumente të cilat cilat faktojnë që kanë vepruar në bazë të urdhrave të Edi Ramës.

Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin”- tha Berisha.

Sido të jetë e vërteta e atyre që thotë Berisha kur doli nga salla e prokurorëve, një e vertetë tjetër më e madhe ka dalë sheshit para shqiptarëve: Nga sot nuk ka më të fortë apo politikan që nuk pyesin për drejtësinë.

Vajtja e Berishës e rrëzoi mitin e politikanëve të cilëve nuk iu afrohej dot prokurori.

Pas Berishës lista vazhdon me të tjerë…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit