Home Sporti Mjeshtri i su...

Mjeshtri i super golave, UEFA s’i ndahet 3 “perlave” të Asanit (VIDEO)

17
0

UEFA vijon t’u bëjë jehonë golave të kuqezinjve në këto kualifikuese të Euro2024. Në prag të ndeshjes së sotme Moldavi-Shqipëri, faqja zyrtare e UEFA-s në Facebook, ka postuar në një video tre golat spektakolarë të Jasir Asanit.

Fillimisht ishte super goli ndaj Moldavisë në qershor, për të vijuar më pas me “perlën” ndaj Polonisë dhe një tjetër eurogoli ndaj Çekisë. Tre gola njëri më i bukur se tjetri që bënë të mundur që sot Kombëtarja shqiptare të jetë vetëm 1 pikë larg Evropianit.

Kujtojmë që dy nga golat fantastikë e Asanit u zgjodhën si më të mirët e raundeve përkatëse, pa harruar edhe atë të Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe të Bajramit në Çeki.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit