Home POLITIKE ”Nafta ...

”Nafta 4 çmime në 4 ditë”, Vasili thirrje SPAK-ut: Boll mbylle sytë para batakçinjëve mafiozë të qeverisë

71
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se vetëm në Shqipëri, në 4 ditë ësht ndryshuar 4 herë çmimi i naftës. Thirrja e tij shkon për SPAK-un, që të mos i mbyllë sytë dhe veshët përpara sipas ai i quan, horrave të Bordit të Transparencës. ”Çdo ditë batakçinjtë mafiozë të qeverisë përmes Bordit të hajdutëve në mënyrë skandaloze ndryshojne çmimin për herë të katert në katër ditë”.

Postimi i plotë

SKANDAL. Nafta 4 çmime në 4 ditë, sot e rrisin 5 lekë, SPAK boll mbylle sytë dhe veshët përpara horrave! Çdo ditë batakçinjtë mafiozë të qeverisë përmes Bordit të hajdutëve në mënyrë skandaloze ndryshojne çmimin për herë të katert në katër ditë.

Sot e rritën në Shqipëri çmimin me 5 lekë dhe e çuan në 240 lekë litri i naftës. Në Maqedoni çmimi ulet në 193 lek/ litri (101denare) i naftës.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat.

SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit