Home POLITIKE VIDEO/ Kryemi...

VIDEO/ Kryeministri Rama në Gjermani: Prioritet integrimi në BE, të bëjmë detyrat e shtëpisë

73
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë. Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, i cili sipas tij është një prioritet për të cilin vendi do duhet të realizojë detyrat e shtëpisë.

”Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.

Të jesh pjesë e BE-së për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera.

Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit