Home Sporti “Nami” në Par...

“Nami” në Paris nga shitja e fanellave të Messit, ja sa shkon çmimi

105
0

Paris Saint-Germain është duke marrë “frytet e para” të operacionit për transferimin e Lionel Messit. Ylli argjentinas zbarkoi të martën në Paris, ndërkohë që dje bëri prezantimin zyrtar.

Lojtari 34-vjeçar nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ku do fitojë 35 milionë euro në sezon. Tifozët e klubit parisien janë të entuziazmuar me transferimin e ri, e që janë duke tentuar që të marrin sa më shpejtë fanellën e tij. Presidenti Nasser Al-Khelaifi bëri ditur se ata presin që të thyejnë rekord me shitjen e fanellave të Messit, duke shtuar edhe të ardhurat e tyre.

Tashmë janë parë radhë të gjata të tifozëve që presin ta marrin fanellën me emrin e argjentinasit dhe me numrin 30 në shpinë mbi të. Një fanellë kushton 187.99 dollarë (160.54 euro), por çmimi ndryshon në bazë të moshës apo gjinisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit