Home Aktualitet Nga ”vi...

Nga ”viktimë” në burg, kush është Marsida Qatja që tronditi një popull

1144
0

Marsida Qatja, në 2019 tronditi opinionin publik me krimin në banesën e saj, ku u vra një burrë. Mësohet se ajo ka qenë e shpallur në kërkim, pasi rezulton e dënuar me dy vite burgim, pasi kishte përshtatur banesën për konsumim të lëndëve narkotike. Qatja është arrestuar këtë të mërkurë nga Policia në Durrës.

Policia ra në gjurmët e Qatjas, teksa ishte duke hetuar një grup kriminal që merrej kryesisht me aktivitetin e vjedhjes së bizneseve dhe banesave të ndryshme në qytetin e Durrësit dhe të Kavajës. Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe 33-vjeçarja.

Në vitin 2019, ajo kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge një ambient, në të cilën për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren. Në telefonin e të dyve Prokuroria gjeti mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit