Home Aktualitet ”Ngelja...

”Ngelja për vjeshtë” e negociatave/ Presidentja e KE-së: Të vendosur për të ecur përpara me Tiranën dhe Shkupin

10
0

Bashkimi Europian nuk arrin të kapërcejë ngërçin për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ishte sërish Bullgaria që bllokoi gjithçka, paçka se asnjë shtet anëtar nuk ka kundërshti ndaj Shqipërisë.

Por Komisioni Europian i qëndron me këmbëngulje premtimit për të çuar përpara perspektivën europiane të Tiranës dhe Shkupit. Kjo ishte një ndalesë e rëndësishme në fjalën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin slloven, Janez Jansha.

“Njësoj si Sllovenia, Komisioni Europian është plotësisht i përkushtuar të mbështesë rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu jemi të përkushtuar që të bëjmë progres në procesin e zgjerimit të unionit duke hapur zyrtarisht negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mirëpres samitin e BE-së me Ballkanin perëndimor që ju keni planifikuar të mbani gjatë presidencës tuaj dhe do të punojmë së bashku në vazhdimësi për rimëkëmjen dhe qëndrueshmërinë afatgjate të rajonit”,-tha Ursula von der Leyen.

Kryeminisitri Jansha theksoi se çështja e zgjerimit në gjashtë muajt e ardhshëm, do të shqyrtohet si një përgjigje strategjike ndaj situatës në union dhe botë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit