Home Aktualitet Ngjarje e rën...

Ngjarje e rëndë në Tiranë/Sulmohet me armë TOP CHANNEL, vritet roja. Autorët djegin makinën

2888
0

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e Top Channel e cila kufizohet me rrugën.

Si pasojë e të shtënave në seri ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve. Një automjet është gjetur nga policia duke u djegur në autostradë, në Golem. Dyshohet se u përket autorëve, të cilët qëlluan Top Channel.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Reagojnë drejtuesit e shtetit për ngjarjen e rëndë në Top Channel

Detaje nga sulmi i rëndë drejt zyrave të TCH

Lesi: Sulmi ndaj Top Channel, sulm ndaj medias

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit