Home Aktualitet Nikolinin e p...

Nikolinin e pritën dhe e vr*në. U ekzekutua me 4 plumba, njëri i shpoi zemrën

68
0

Nikolin Lekstakaj u vra teksa po dlite nga marketi në fshatin Balldren në Lezhë, pra ekzekutimi është menduar në detaje. Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Ai i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pa zbuluar.

Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Nikolin Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin. Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër. Viktima është vrarë dhe ka rënë tek shkallët e marketit ku kishte shkuar për të marrë një pije freksuese. Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë.

Vëllai i viktimës, Bled Lekstakaj është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Një 16-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, tha se shënjestra u vra në momentin që doli nga dyqani. Ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të momentit pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit