Home Aktualitet Nisma “Thurrj...

Nisma “Thurrje” ftesë Lëvizjes “Bashkë”, Shabani: Të bëhemi bashkë

527
0

Supriza në Tiranë është Lëvizja ”Bashkë” që doli forcë e tretë. Pasi fitoi pesë këshilltarë bashkiakë në rang kombëtar, kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani ka kërkuar bashkëpunim me Lëvizjen Bashkë dhe Vetëvendosjen. Shabani tha se është momenti historik që të bëhen bashkë të rinjtë pavarësisht ndasive teorike, përballë kastës së vjetër politike.

”Kemi marrë pesë mandate, kemi fituar pjesën më të madhe të betejave që zgjodhëm, patëm një lloj maturie, për ta përdorur votën e qytetarëve për të sjellë një ndryshim. Ne kërkojmë bashkëpunim me Arlind Qorin, me VV, me grupimet e reja, sepse ne jemi në një moment historik ku betejën nuk e kemi më teorike prandaj duhet të shkëputemi nga dogmat ideologjike dhe duhet ta shohim realitetin në sy.

Realiteti është që Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar skemën politike dhe kjo nuk bëhet pa ndryshuar brezin politik. Kemi një brez politikë i cili nuk ka bashkëkohës, as Sali Berisha, as Ilir meta, as Edi Rama, nuk kanë asnjë bashkëkohës të tyre as në Ballkan, në pushtet, kanë ikur, ka ndryshuar klasa politike”,-tha në ”MCN TV”.

Nga ana tjetër, Shabani thotë se të rinjtë në politikë duhet të bëhen bashkë për të ndryshuar brezin politik, për të shpëtuar vendin, sipas tij, nga klasa politike që i mban peng.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit