Home Sporti Njihuni me Co...

Njihuni me Collum, arbitri skocez që vendosi drejtësi në “Euro 2016” ndaj Francës

29
0

Kombëtarja e Moldavisë dhe Shqipërisë do të përballen në një ndeshje të rëndësishme sot në Kishinjev për eliminatoret e “Euro 2024”. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri skocez, Willie Collum.

Gjatë “Euro 2016”, Collum vendosi drejtësi në një tjetër ndeshje të rëndësishme për Shqipërinë, atëherë kur kuqezinjtë u përballën me Francën në fazën e grupeve në një ndeshje të zhvilluar në Marseille.

Sfida përfundoi me një fitore 2-0 për Francën, të cilët më pas u shpallën nënkampionë Europe. Në këtë takim, Collum dha 3 kartonë të verdhë, duke ndëshkuar lojtarë si Ngolo Kante nga skuadra vendase dhe Burim Kukeli me Amir Abrashi nga Kombëtarja Shqiptare.

Tashmë arbtri skocezë po rikthehet për të drejtuar ndeshjen e rëndësishme mes Moldavisë dhe Shqipërisë, ku një barazim do t’i siguronte kuqezinjve kualifikimin në Euro 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit